“Momenti më i bukur i jetës”, 101-vjeçarja: Me burrin kaloja mirë, po isha xheloze
Nënë Prena, 101-vjecarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.
Për emisionin “Real People” në Euroneës Albania, ajo tha se me bashkëshortin që tashmë për fat të keq i ka ndërruar jetë që prej katër vitesh ka kaluar shumë mirë, ndërsa shtoi se vetë ishte pak xheloze.
Ajo thotë se e ka marrë malli për fëmijët dhe për shoqërinë e vet, duke shtuar se nuk ka dëshirë që të jetojë më.
“Me burrin s’kam pas sherr asnjëherë. Kam qenë xheloze. Burri nuk ishte xheloze. Ju burrat jeni më të pabesë. Juve s’ju vjen turp për asgjë. Unë i lutem Zotit përditë hajde më merr. Dal në oborr nuk njoh asnjë. Jam si me fut dele në dhi. Pse të rri, kur nuk shoh fëmijët e mi, shoqet, shtëpinë time. Më ka marrë malli shumë për shtëpinë, për fëmijët”-theksoi ajo.
Nënë Prena tregoi gjënë më të keqe dhe më bukur që i ka ndodhur gjatë gjithë jetës së saj.
“Jeta dhe shkolla janë të barabartë. Po pate shkollë s’ta hedh kush. Po nuk pate shkollë je si berri. Gjëja më e keqe është se s’kam as djalin as burrin. Gjëja më e bukur ka qenë kur më fali Zoti djalin. Të gjithë fëmijët i kam bërë te shtëpia. Vetëm të fundit e kam bërë me maminë. Me vjehrrën e kam kaluar shumë mirë. Sot si do kush vjehrrat se s’ka nevojë. Sot s’jam e kënaqur me jetu mo. S’kam djalë e nuse”-nënvizoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)