“Mungojnë ilaçet për fëmijët”, gazetari: 3 barna kimioterapie nuk gjenden në spitale

5 Nëntor 2023 | 20:25

Gazetari Osman Stafa ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth sëmundjes së kancerit dhe problemet që familjet hasin për të përballuar këto “beteja”.

Ai tha se individët shpesh përballen me mungesën e ilaçeve, aparaturat që mungojnë dhe kostot e larta të këtyre sëmundjeve. Ai tha se aktualisht në spitale mungojnë 3 barna kimio terapie dhe për këtë situatë, ai ka ngritur një padi penale.

“Unë kam një kohë mjaft të gjatë 4-5 vite që kam ndjekur pjesën sociale, shëndetësinë, sa I përket kancerëve, tomoreve dhe betejave që njerëzit ndjekin e më duhet të them se veç betejës që individi ka me sëmundjen duhet të përballet me mungesën e ilaçeve, pjesën e aparaturave që nuk funksionojnë.

Unë jam marrë shumë me Onko-Hematologji, ku trajtohen fëmijët, kam bërë një investigim mjaft të thelluar dhe kam parë se për dy vite katër medikamente jetshpëtuese që janë kimio nuk gjenden në farmaci e as në spital.

Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Fëmijët e lënë spitalin se s’kanë barna. Aktualisht mungojnë 3 barna kimio dhe fëmijët që trajtohen në Onko-Hematologji nuk i kanë, prindërit detyrohen të shfrytëzojnë kontrabandën dhe këto medikamente nuk vijnë në sigurinë e duhur”,-tha Osman Stafa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026