“600 gra me kancer s’kanë marrë trajtim”, gazetari: Mungon prej kohësh brakiterapia
Gazetari Osman Stafa tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se për 2 vite rreth 600 paciente gra të prekura nga kanceri nuk kanë arritur të marrin shërbimin e duhur për shkak të mungesës së aparatit të Braki-Terapisë.
Ai tha se ky informacion vjen nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa shtoi se ky aparat në Onkologjik mungon prej shumë kohësh.
“Është një raport i kontrollit të lartë të shtetit i publikuar pak kohë më parë e gjatë vitit 2020-2022 janë 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik të cilat nuk e kanë marrë trajtimin për shkak të mungesës së brakiterapisë.
Ky është raporti zyrtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku gjithashtu thuhet se mosvendosja në punë e ortovoltazhit për trajtimin e kancerit të lëkurës, melanomës, janë 200 pacientë që nuk janë trajtuar”,-tha gazetari Stafa.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.