Bulqiza, pasuria që vret! Rrëfimet në “galeritë e vdekjes” ku punojnë minatorët
Nëse do duhej të gjendej një sinonim për varfërinë shqiptare, ai do të ishte “Bulqiza”, nëse do duhej të gjendej një sinonim për pasurinë shqiptare, ai do të ishte sërishmi “Bulqiza”, dhe nëse do duhej të gjendej një sinonim që i ngërthen të dyja bashkë do të ishte: “Pasuria që vret”.
Gazetari Andrea Danglli ka realizuar një dokumentar në brendësi të nëntokës së këtij vendi ku ka sjellë në ekranin e Euronews Albania realitetin brenda galerive të minierave.
Qyteti i vogël në veri të vendit dhe 63 fshatrat rreth tij, vijojnë të kenë burim kryesor mbijetese punën e nëntokës ku kromi mbetet e djeshmja, është e sotmja, e me gjasë mban fytyrën edhe të së nesërmes.
Pamjet që kanë ardhur ndër vite nga ky vend janë shndërruar në kartolina trishtimi me fëmijë minatorë që rraskapiten të gërmojnë pirgjeve të kromit për ta grumbulluar mineralin në arka, gra minatore që sfiliten dyerve të galerive për të sistemuar stogje, burra që rropaten nëntokës veç për kacidhe të barazvlefshme me jetën.
Çdo përpjekje e bërë për ta ndarë jetën njerëzore nga ajo e skllavërisë, ka qenë dhe ka mbetur mision i pamundur, me dramën dhe pafuqinë ndaj saj si të vetmen digjiturë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve