Berisha deklaratë nga dritarja e Kryesisë: Kjo që po ndodh është e turpshme

6 Nëntor 2023 | 11:01

Deputeti Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ku tha se Grupi Parlamentar i PD do të zhvillojë një mbledhje.

Ai theksoi se kreu i këtij grupi nuk lejohet të futet brenda, gjë të cilën e ka konsideruar të turpshme.

Mes tjerash ai theksoi se populli opozitar nuk do të tërhiqet.

“Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet.

Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore.

Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD. Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike.

Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.

As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës. Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur. Ne vazhdojmë betejën tonë.

Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë.

Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje. Histori më të turpshme nuk ka.

Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar.

Kështu po sillesh me parlamentin. Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty. Turp, 1 mijë herë turp”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026