‘Egnatia, skuadra që na motivon’, Abilaliaj vlerëson rrogozhinasit

6 Nëntor 2023 | 15:51

Partizani dhe Vllaznia përballen me njëra-tjetrën në Arenën e Demave pasditen e së hënës, me dy skuadrat që kanë mbyllur përgatitjet. Të kuqtë po kalojnë një formë pozitive, me 5 fitore radhazi në kampionat, teksa në anën tjetër, shkodranët do të provojnë të bëjnë mirë, ndërsa trajneri Osmani e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

“Atmosfera ka kthyer, ne jemi të gatshëm ,edhe pse bëhet fjalë për kampionin aktual. 5 fitore radhazi, por ne kemi llogaritë tona, kemi kualitet për ndeshje të mirë e rezultat pozitiv”, tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Tek të kuqtë, në konferencë ka dalë sërish drejtori sportive Arbër Abilaliaj, i cili kërkon kujdes nga të tijtë në përballjen me Vllazninë.

“Është një skuadër si çdo skuadër e Superiores, e rrezikshme, e etur për pikë dhe normalisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mënyrës sesi do të zhvillohet ndeshja nesër dhe duhet të jemi të përgatitur për këtë takim”, u shpreh Arbër Abilaliaj, drejtor sportive i Partizanit.

Një koment edhe për Egnatian, erdhi nga drejtori i kampionëve në fuqi.

“Janë motivim pasi janë kundërshtarët tanë direkt dhe na jep një shtysë akoma më të madhe për të bërë mirë dhe qëndruar në të njëjtin ritëm. Nëse arrijmë të nxjerrim më të mirën e njëri-tjetrit është një gjë që u bën mirë të dyja skuadrave”, tha ai.

Partizani renditet i dyti në kampionat, pas Egnatias, teksa Vllaznia qëndron në vendin e 7-të me 13 pikë të grumbulluara.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026