Talat Xhaferi për shkëmbimin e territoreve: Do ishte fatale për Ballkanin
Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se shkëmbimi i territoreve në shekullin 21 në Ballkan do të ishte me implikime fatale. Xhaferi tha se nuk ka potencial për lëvizje të kufijve në formën si perceptohet qartë në Ballkan.
“Në Ballkan gjithnjë ka ideatorë të ideve për kufijtë. Nga përvoja e fundit e shpërbërjes së Jugosllavisë e kemi të qartë se në çfarë forme po i bënin lëvizjet e atyre kufijve dhe pretendimet për të lëvizur kufij. A ka nevojë me i hy edhe njëherë asaj historie, besoj që nuk ka. Kështu që potencial për lëvizje të kufijve në formën si e perceptojnë qartë nuk ka. Implikimet janë fatale. Nuk ka konsensus politik për një çështje jetësore të funksionimit ditor e ku mos të vinin konsensus për kontekstin apo aspektin vija a është brenda arës time apo arës tënde dhe aty e dimë si ndahen punët”, u shpreh Xhaferi.
Ndërsa i pyetur nëse duhet të ketë bashkim kombëtar të shqiptarëve, Xhaferi tha se bashkimi i gjithë shqiptarëve duhet të jetë unioni evropian.
“Shekulli 21 sipas nocioneve është shekulli i shqiptarëve në kontekst tonë edhe në rajon por edhe në kontekst të raporteve ndërkombëtare, kështu që pretendimet e gjithë vendeve ku ne gravitojmë të ndarë është unioni evropian dhe mendoj që bashkimi bashkëkohor i yni është në zemrat e Evropës dhe në suazat evropiane”, tha kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi tha se për bashkim kombëtar për formën klasike nuk e ka mbrapa askush askënd, ndërsa për pretendimet evropiane sipas tij mbështetja është nga të gjithë.
“Për formën klasike, cilat janë mënyrat? E thamë, cilat janë? Forma klasike është ajo, nëpër formën klasike mbështetje s’ka mbrapa askush askënd, mbështetja për pretendimet evropiane është nga të gjithë, kështu që kjo është forma”, u shpreh Xhaferi në Tv1.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni