“Mot i rënduar”- Rama apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit

8 Nëntor 2023 | 13:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë, shkruan se të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren për të siguruar kthimin në normalitettë të gjitha problematikave të shkaktuara.

Rama në  reagimin e tij i bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

“MOT I RËNDUAR. Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama.

Kryeministri ka postuar në reagimin e tij dhe foto nga situata e motit:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026