Protesta për lirimin e pengjeve, familjarët akuzojnë qeverinë izraelite
Disa qindra persona morën pjesë në një protestë jashtë selisë së Parlamentit izraelit. Ata kërkuan nga qeveria që të mundësojë kthimin e pengjeve të rrëmbyer nga militantët e Hamasit gjatë sulmeve të 7 tetorit.
Zemërimi po rritet pasi 1 muaj nga agresioni janë liruar vetëm 5 pengje.
“Qeveria e Izraelit tradhtoi prindërit e mi, tradhtoi komunitetet tona dhe po tradhton ato 240 pengje dhe familjet e tyre për sa kohë ata nuk janë kthyer të sigurt në shtëpi tek të dashurit e tyre”.
“Prioriteti kryesor është të sjellim ato pengje, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, pavarësisht nëse kjo kërkon shkëmbimin e të burgosurve, jo vetëm të atyre të Hamasit por të gjithë të burgosurve palestinezë”.
Barra e pengjeve po ndihet edhe në mbarë botën, kryesisht në Londër. Analistët ushtarakë kanë paralajmëruar për javë të tëra luftimesh rraskapitëse në Gaza.
Operacioni për të gjetur pengjet rezulton i komplikuar dhe besohet se ato po mbahen brenda një rrjeti tunelesh disa kilometra të gjatë.
Në Argjentinë rreth 50 arushë, me sytë dhe gojët e mbyllura, u lidhën tek gardhi që rrethon Obeliskun e Buenos Airesit.
Ata përfaqësojnë 40 ose më shumë fëmijët që po mbahen nga militantët e Hamasit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.