Avokati Hoxha: Meta mund të shkojë sërish në SPAK

8 Nëntor 2023 | 19:29

Avokati Arbër Hoxhaj i ftuar në Euronews Albania, foli në lidhje me paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta, ditën e sotme në SPAK.

Ai theksoi se sot është thirrur në cilësinë e ish-ministrit për çështjen CEZ-DIA, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që mund të thirret sërish.

“Prokuroria e Posaçme po heton se si CEZ dhe DIA kanë lidhur një marrëveshje mes tyre dhe në çfarë  rrethanash e kanë lidhur atë. Meta është thirrur në cilësinë e ish-ministrit. Meta mund të paraqitet një herë, dy herë mund të paraqitet dhe 32 herë por pozicionin procedurial e vendos prokuroria e posaçme. Por për momentin është thirrur për CEZ-DIA”-tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në SPAK.

Para se të hynte brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ai tha për gazetarët se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.

Dosja Cez -Dia, e regjistruar nga SPAK si një histori e mbartur nga ish prokuroria e krimeve të rënda, i ka ngritur sërish temperaturat pas lirimit të Kastriot Ismailaj, pronari i kompanisë DIA, i cili është larguar në Vjenë pranë familjes që ka marrë azil.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026