“Tirana, ndër 5 qytetet më të ndotura në botë” – Sazan Guri tregon arsyet

9 Nëntor 2023 | 08:00

Pak ditë më parë për rreth 3 ditë rresht, tymi mbuloi qytetin e Elbasanit dhe zonat rrotull, si pasojë e zjarrit të rënë në një masiv skrapi, në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.

Emetimet në atmosferë kanë qenë kolosale ndërsa për specialistët thonë se pasojat e gazrave që lëshohen nga bateritë e makinave, plumbi etj, janë të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Ambientalisti Sazan Guri tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ndotja e ajrit është një fenomen shumë shqetësues në vendin tonë. Ai u shpreh se Tirana është një ndër 5 qytetet më të ndotura në botë.

“Tirana është në darën e presioneve që vijë edhe nga Elbasani, e merr gradualisht të përhershme. Ne jemi më keq akoma se kemi Fushë-Krujë që bën imision, nëse shkon në Dajt shikon një re mbi qytetin që është smog fotokimik, që vjen nga të dyja këto zona. Procesi kimik që ndodh me këtë re pluhuri kur bie në kontakt me rrezet e diellit bëhen PM1, që janë grimca shumë të vogla që nuk i mban as hunda as laringu dhe shkon direkt në mushkëri dhe në gjak. Tirana është një ndër 5 qytetet më të ndotura në botë”, tha ambientalisti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024