Reformë në spitale? Edi Rama i përgjigjet Euronews Albania për korrupsionin dhe ryshfetin në këtë sektor

15 Shkurt 2021 | 19:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, iu përgjigj pyetjes së gazetares se Euronews Albania Dorina Halili për reformën në spitale dhe fenomenin e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Aeroportin e Rinasit ku doli për të pritur 7020 dozat e vaksinës “Pfizer”, shefi i qeverisë u shpreh se lajm i mirë është, që sistemi i ri i drejtësisë ka nisur të funksionojnë. Ai kërkoi shprehimisht nga qytetarët t’i denoncojnë rastet korruptive në spitale, në mënyrë që drejtësia të angazhohet dhe të japë fjalën e saj.

“Lajmi i mirë është që ka shenja inkurajuese të fillimit të funksionimit të institucionet e drejtësisë, këtu i referohem atij rastit të mjekut liberal të djathtë, që Edi Rama e paska futur në burg, siç u shpreh fatkeqësisht. Lajmi i mirë është se denoncimet funksionojnë, kështu që unë do isha i lumtur të shikoja çdo ditë denoncime dhe jo llafe, që ndyjnë të gjithë bluzat e bardha dhe që bëjnë pis mjekët heronj”, tha Rama.  

Kreu i mazhorancës tha se duhet të goditen dhe të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

 “Unë jam i bindur se Tirja dhe doktori në fjalë [Edvin Prifti] që ishte dhe shef pavioni, të mos ishin të vetmit, por të vazhdojnë të vihen para përgjegjësisë. Kjo bëhet në të dyja shina, njëra shinë është që sistemi të fillojë të forcohet”, tha Rama.

Sa i takon reformës në spitale, Rama tha se nuk mund të bëhet një e tillë nëse nuk ke infrastrukturën kryesore.

“Nuk mund të bësh reformë të thellë kur s’ke ilaçe, kur s’ke batanije, kur s’ke ngrohje. Duhet të ndërtosh infrastrukturën, zinxhirët e tjerë dhe pastaj kalon në faza të tjera. “Tiret” kanë ekzistuar historikisht dhe nuk janë fenomene të sotme”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026