Jorida Tabaku: Qeveria rrëzoi paketën antikorrupsion vetëm se e propozoi opozita

9 Nëntor 2023 | 15:45

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në një video të publikuar në faqen e saj në Facebook, se roli i opozitës dhe hapësira e saj në parlament është totalisht e kufizuar nga qeveria.

Ajo tha se ditën e sotme në të cilën prezantohej progres-raporti i BE, që theksonte luftën kundër korrupsionit si më kryesoren në Reformat që duhen ndërmarrë për Shqipërinë në BE, mazhoranca rrëzon propozimet e paketës antikorrupsion, dhe arsyeja e vetme sipas saj ishte se këto i propozonte Partia Demokratike.

“Sot fatkeqësisht parlamenti votoi kundër iniciativave të Partisë Demokratike në ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve. Ligje të hartuara në standardet më të mira të BE të cilat vendosin nën fre korrupsionin  në sektorin më të korruptuar në Shqipëri atë të kontratave publike. Ku kishim parasysh ndalimin e kompanive offshore, ndalimin e kompanive pa kapitale, pa asete, kompanive që nuk kryejnë punët publike.

Qartësisht kishim vetëm një problem,  i propozonte opozita. Sot, sektori i koncesioneve, PPP-ve siç thotë Progres raporti është nga sektorët më të pakontrolluar ndaj është e nevojshme ta vendosim atë në binarët e ligjit.

Por nga ana tjetër  ashtu siç thotë dhe Progres Raporti dhe hapësira e opozitës në parlament pikërisht për të ushtruar këtë rol; për të propozuar ligje, për të hetuar, për të kontrolluar, për të mbikëqyrur qeverinë është totalisht e kufizuar”,-tha Jorida Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026