Ujësjellësit me koncesion/ Qeveria propozon edhe PPP-në për menaxhimi i ujit

9 Nëntor 2023 | 16:03

Ujësjellësit në vend kanë sjellë problemet të vazhdueshme në qeveri. Për keqmenaxhimin dhe borxhet që ata kanë krijuar, tashmë po propozohet edhe partneriteti publik privat.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të ndotura urbane, mund të jepen me koncesion. Ky është një prej varianteve që propozon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si skemë që do të prodhojë më shumë efiçencë në menaxhimin e ujësjellësve.

Propozimi është hedhur për konsultim publik, dhe në të pasqyrohen disa alternativa.

E para është kontrata e performancës që lidhet ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe autoriteteve të qeverisjes qendrore të cilat përcaktojnë treguesit, që do të arrihen në bazë vjetore nga operatorët.

Opsioni i dytë është dhënia me Partneritet Publik P e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane pas një studimi fizibiliteti që e bëjnë bashkitë.

Dhe së treti është operatori i mundësisë së fundit që duhet të jetë me kapital shtetëror ose privat që licencohet nga ERRU-ja për të ofruar këtë shërbim.

Në relacionin e projektligjit thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të rritet performancë e sektorit, të rriten financat Ujësjellës Kanalizimeve dhe të përmirësohet cilësia e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026