Plehrat e Vlorës në flakë, shëndeti i banorëve në rrezik nga tymi
Kur kemi hyrë në javën e tretë post zjarrit masiv në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës, tymi vazhdon të jetë një rrezik për jetën e qytetarëve, kryesisht në lagjen “24 Maji”. Edhe reshjet e shiut të rëna mbrëmjen e së martës, nuk mundën të shuanin vatrat e zjarrit.
Tymi i dalë nga zjarri që djeg plehrat e Vlorës për 3 javë, ka ndikim të fuqishëm në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis. Për biologun Niko Dumani, kjo ngjarje është një rrezik evident, për shkak të substancave kancerogjene të çliruara në ajër.
“Djegiet kanë filluar qysh prej muajit gusht, kjo djegie nuk është ndërprerë pothuajse që nga gushti , herë me tym dhe me flakë, herë me tym dhe pa flakë siç ka qenë këto ditët e fundit. Shqetësimi i komunitetit vlonjat është hapur shumë,”
Problemi është i tillë që aty çlirohen gazra të jashtëzakonshme, ndikimi i tyre në jetën dhe shëndetit e njerëzve është jashtëzakonisht i fuqishëm ,për faktin se aty ka disa lloje tymrash kancerogjene. Ndikimi tek shëndeti varet shumë nga intervali kohor I ekspozimit ndaj këtij ndotësi të fuqishëm, dhe tre muaj nuk janë pak.
Retë e tymit vazhdojnë të dalin në sipërfaqe duke krijuar jo pak shqetësime për gjithë qytetarët e Vlorës, por më të prekurit janë banorët e lagjes “24 maji”, e cila ndodhet më pranë vendgrumbullimit të mbetjeve.
“Nuk futemi dot brenda, shtëpia është bërë njësoj sikur jam aty në plehra, vuajmë jemi të sëmurë. Është një ambient mjaft i ndotur. Ju bej thirrje të vënë dorë të mendojnë për shëndetin tonë, të fëmijëve sidomos. Ka 20 ditë rresht kjo situatë, ka qenë aktive sidomos tani, është krim.”
Euronews Albania mëson se këtë të enjte ka pasur ndërhyrje të emergjencave civile, nga Bashkia e Vlorës, për izolimin e vatrave të zjarrit me dhera dhe me rërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni