Tymi në parlament, Arian Çani-Berishës: Shumë pak po bëni, duhet të dilni nga vetja

9 Nëntor 2023 | 21:35

Gazetari Arian Çani tha se i duket normale situata e krijuar kohët e fundit në Kuvend ku ka pasur përplasje mes deputetëve dhe flakadanë të hedhur.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se kjo që po bën opozita është shumë pak, pasi sipas tij ajo duhet të dalë nga vetja.

“Ka një inerci, thjesht për të thënë se çfarë po ndodh. Nuk ka ndonjë gjë të re. Ka tymuese, karrige të përmbysura. Berisha që del live ndërkohë që votohen ligjet me shpejtësi. Nuk ka asgjë të re. Ka thjeshtë vazhdimësi. Mendoj se kjo që po bën opozita është shumë pak. Ritmi dhe teknikat e kundërsulmit duhet të jenë më të forta. Nuk ka vajtur thika në palcë. Mua më duket një gjë fare normal. Opozita nuk është jetë a vdekje. Është një fëmijë që vetëm qan, por do më pas do të pushojë. Gjendja nuk është skandaloze”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026