Marrëveshja për emigrantët, deputeti socialist sqaron procedurën që do të ndiqet
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj shpjegoi në një intervistë për Euronews Albania procedurën që do të ndiqet për strehimin e emigrantëve që do të vijnë pas marrëveshjes Shqipëri-Itali.
Ai theksoi se çdo emigrant do të identifikohet në mënyrë që të jetë e sigurt që nuk ka precedent penal nga vendi ku vjen.
“Procedura që do të ndodhë është që këta do të vijnë, do të identifikohen se kush janë, për t’u siguruar që nuk janë persona të tjerë të cilët kanë kryer krime në vendet e origjinës dhe pastaj në bazë të këtij identifikimi do të çohen në qendrën e pritjes. Në qendrën e pritjes do të merret dokumentacioni i tyre, do të ushqehen, do të vishen, do kenë kujdesin shëndetësor që i gjithi është i mbuluar nga Italia, pra shërbimet e brendshme të qendrës së pritjes, me përjashtim në rast se do të ketë nevoja urgjente për të cilat kërkohet ndihma e Shqipërisë, të gjitha janë të financuara nga Italia. Në kamp, në qendrën e pritjes do të jenë të gjitha fasilitetet e siguruara duke përfshirë dhe rendin e sigurinë, nga shteti italian. Do të ketë një perimetër të jashtëm i cili gjithashtu do të bëhet me shpenzimet e shtetit italian dhe do të jetë e vendosur Policia e Shtetit shqiptar për t’u siguruar që nuk do të kemi dalje të këtyre emigrantëve, apo ndërhyrje të llojeve të tjera në përimetrin e sigurisë së kësaj qendre,” – u shpreh Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut