“Koha të tregojmë vullnet, përgjegjshmëri”, Basha: Depozituam nisma të rëndësishme

11 Nëntor 2023 | 11:11

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ka thënë se gjatë kësaj jave Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar në Komisionin për Reformën Zgjedhore disa nisma shumë të rëndësishme për të të ardhmen e vendit.

Ai shprehet se Shqipëria renditet mes vendeve më te korruptuara, gjë që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe emigrimin masiv të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Gjatë kësaj jave Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar disa nisma shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Shqipëria renditet mes vendeve më te korruptuara, çka ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe emigrimin masiv të shqiptarëve.

Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Shqipëria prej kohësh po vuan dhe nga një plagë tjetër, që është lidhja e politikës me krimin, inkriminimi i pushtetit, kontrolli i vendimmarrjes nga krimi.

Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik.

Përtej sulmeve të përditshme, llumit të pakufi që hidhet në arenën e debatit politik dhe mediatik, shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

Është koha të tregojmë vullnet dhe përgjegjshmëri para shqiptarëve.

Përveç kësaj, Partia Demokratike depozitoi në Komisionin për Reformën Zgjedhore propozimet për:

  1. Listat e hapura
  2. Shqipëria 1 zonë zgjedhore
  3. Votën e diasporës

Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend. Në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët jashtë Shqipërisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë.

Këto nisma, të cilat ne i kemi konsultuar paraprakisht me qytetarët, kanë një mbështetje maksimale, prandaj tani është momenti që dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve ta shndërrojmë në ligj për t’u dhënë atyre fuqinë e vërtetë në përcaktimin e deputetëve dhe qeverisë së ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026