Sot pedagoge në Universitetin nr. 1 të Gjermanisë, 29-vjeçarja nga Kosova: Asnjë ftesë nga Universiteti i Prishtinës
Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat e formimit i keni marrë në vende si Kosova apo Shqipëria. Këtë e dëshmon rasti i Gresa Latifit, 29-vjeçares ambicioze, e cila tashmë punon si pedagoge në universitetin nr.1 të Gjermanisë.
Gresa, pas përfundimit të doktoraturës në Milano, vazhdon kërkimet postdoktorale në Universitetin Teknik të Mynihut, ku jep lëndën e teknologjisë së avancuar dhe menaxhimit të inovacionit.
Pasi mori bazat e dijes në menaxhim dhe informatikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Gresa tregon se vazhdimi i studimeve master në Gjermani ishte një rilindje për të në aspektin akademik.
“Dallimi më i madh ku e kam parë veten që ka rilindur ka qenë kur kam shkuar në Gjermani në 2015. Aty u ballafaqova jo vetëm me një shok kulturor por edhe të universitetit, e dija që ishte më mirë, por nuk e prisja aq shumë. Aty kam nisur gjithçka nga zero”, – thotë Gresa.
29-vjeçarja nga Gjilani tregon se ende nuk ka marrë një ftesë nga Universiteti publik i Prishtinës, ndonëse do ta konsideronte një mundësi të tillë.
“Nga universiteti publik nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete, ndoshta nuk është kulturë tek ne që universitet t’i qasen individëve, jashtë ndodh, tek ne jo. Oferta kam marrë nga universitete private”, – thotë 29-vjeçarja.
Mundësinë për të kontribuar në edukim në vendin e origjinës Gresa ja ka krijuar vetë vetes, duke ndërtuar një kopsht.
Nisur prej eksperiencave të deritanishme, e reja zbulon dhe çelësin e suksesit për të gjithë të rinjtë që kanë synime për arritje të ngjashme.
“Puna e palodhshme është çelësi i çdo suksesi në jetë. Punë jo e përnjëhershme, punë sistematike, e vazhdueshme është diçka që garanton sukses”, – thotë 29-vjeçarja
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave