Vdekja e futbollistit në Rrogozhinë, mjeku i urgjencës: Erdhi me “kodin e zi”
Mjeku i urgjencës që ishte pjesë e stafit që trajnuan futbollistin ganez Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë në fushën e lojës në Rrogozhinë, tha se 28-vjeçari kishte mbërritur në spital me “kodin e zi”, pra pa parametra jetësorë.
Komentet mjeku i bëri përmes një interviste në EuroNews Albania, ku tha se të riut i është dhënë ndihma e duhur dhe në kohë rekord, pavarësisht se nuk u arrit t’i shpëtohej jeta.
Ai shtoi gjithashtu se do të jetë mjekësia ligjore që do të thotë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes, pas ekspertizës mjeko-ligjore.
“Pacienti në spital erdhi me kodin e zi, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak. Ka ardhur gjatë orës 02:10. Ne u lajmëruar rreth orës 02:00 dhe i kishim marrë të gjitha masat, por nuk u arrit. Ishte I pashpresë. Ambulanca e Rrogozhinës i ka të gjitha mjetet e duhura.
Ne i bëmë reaminim, frymëmarrjen, të gjitha, respektuam protokollin mjekësor për këto raste. Atij i ka ndodhur në fushë, fjalën e fundit e thotë mjekësia ligjore, pasi të bëhet ekspertiza mjeko ligjore.
Për mendimin tim i është dhënë ndihma e duhur që në vendin e ngjarjen. Ka ardhur në një kohë rekord. Më shpejt se kaq nuk mundet, por kur ka ardhur këtu ka ardhur pa parametra jetësorë”, është shprehur mjeku i urgjencës së Rrogozhinës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor