Vdekja e futbollistit në Rrogozhinë, Shyti: Ishte lojtari më i mirë i Superligës
Analisti Artan Shyti është shprehur se futbollisti ganez i cili ndërroi jetë sot në Rrogozhinë, Raphael Dwamena, ishte një nga lojtarët më të mirë të Superligës shqiptare.
Komentet Shyti i bëri gjatë fjalës së tij në emisionin “Review” në EuroNews Albania, ku tha se vetë përhapja e lajmit për vdekjen e tij, tregon edhe rëndësinë e futbollistit.
Ai shtoi se është tragjike kur një futbollist largohet nga jeta, pasi sipas tij, sporti është anti-teza e vdekjes.
“Sporti është sinonim i shëndetit, në fushë dalin njerëzit më të aftë fizikisht. Pra sporti është antitezë e vdekjes. Sportistët përballin edhe rreziqe. Sportistët janë makineritë më të përsosura njerëzore që ekzistojnë. Ishte lojtari më i mirë që kemi patur në Superligë.
Fakti që ka patur problematika, nuk vjen nga një histori që vjen pa rekorde, por kjo është një temë tjetër. Ne nuk rregullojmë dot asgjë nga ajo që i ndodhi të ndierit.
Fakti që gjithë medat ndërkombëtare e kanë paraqitur… Kur vdekja ndodh në sport është shumë tragjike, sepse ne bëjmë sport për t’iu larguar vdekjes”, është shprehur Shyti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon