Gazetari: Cilat janë lidhjet e fuqishme të Dritan Rexhepit, pse u angazhua DEA
Gazetari Flamur Vezaj foli në lidhje me arrestimin e Dritan Rexhepit duke thënë se këtë të fundit e bën të fuqishëm lidhjet me grupet kriminale që ka në Amerikën Latine dhe lidhjet me grupet shqiptare.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se për kapjen e tij u angazhua dhe DEA amerikane për shkak se Rexhepi ishte në kërkim nga disa vendeve.
Mes të tjerash ai theksoi se në vëzhgim ishte vënë gruaja dhe fëmijët e Rexhepit, çka çoi në prangat e këtij të fundit.
“Ajo që unë mendoj se e bën të fuqishëm Rexhepit janë lidhjet e tij kriminale me grupet e Amerikës Latine dhe me Grupet shqiptare që kishin akses me grupet mafioze italiane nëpërmjet për kontrollin e porteve. Në porte të ndryshme të Europës disa shqiptarë kanë kontakte të drejtpërdrejta me grupe mafioze italiane për të nxjerrë sasi të mëdha të kokainës nga porte të ndryshme. Kjo e bënte të fuqishëm Rexhepin për shkak se kishte njohje. Nuk kam parë në karrierën time që një personazh i tillë të pasqyrohet në aq shumë media ndërkombëtare.
Nga informacionet që kam, kontribuues ka qenë dhe DEA- Amerikane për shkak se ishte një nga personazhet më në kërkim të të gjitha vendeve. Është një bashkëpunim mes Interpolit dhe DEA-s arrestimi i tij. Mendohet se është njoftuar INTERPOL për vëzhgimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, që çoi deri në arrestimin e tij” –tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania