Gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, Kaso: U vërtetua se është akuzë e ngritur politikisht
Gjykata e Tiranës pushoi hetimet për kryetarin e Partisë Demokratikë, Lulzim Basha dhe dy ish-zyrtarët e lartë të PD në lidhje me lobimin në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ilva Now në Euronews Albania, sekretari për zgjedhjet në PD, njëkohësisht avokat i kreut të demokratëve në këtë çështje, Ivi Kaso u shpreh se vendimi i sotëm i gjykatës vërtetoi atë që PD e kishte thënë me kohë, se bëhet fjalë për një akuzë të ngritur politikisht që u çmontua nga gjykata.
“Siç e kishim paralajmëruar që në momentin e komunikimit të akuzës, 90 për qind e akuzave u rrëzuan nga vetë prokuroria kur parashtroi para gjykatës pushimin e akuzës së pastrimit të parave dhe kishim thënë se edhe pjesa tjetër, një akuzë e ngritur politikisht, do të çmontohej nga gjykata pasi fakti penal nuk ekziston.
U vërtetua ajo që është thënë në krye të herës se, PD është jashtë një skeme të paramenduar të financimit të partisë më të madhe parlamentare, që ka vërtetuar se ka një vokacion perëndimor, pro SHBA”, – tha z. Kaso.
I pyetur lidhur me çështjen e 650 mijë dollarëve të padeklaruar në KQZ nga ana e PD, Kaso u shpreh se gjykata vërtetoi faktin se këto para nuk ekzistojnë.
“Gjykata certifikoi faktin se nuk ka asnjë vepër penale, se nuk kanë ekzistuar kurrë 650 mijë dollarë, që edhe nëse kanë ekzistuar, nuk kanë asnjë lidhje me PD”, tha z. Kaso.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik