Vendimi i Gjykatës për Statutin e 2 shtatorit, përfaqësuesi i PD: Nuk ndryshon asgjë
Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Rezarti Kthupi dhe Indrit Sefa, kanë folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së kryedemokratit Lulzim Basha, për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.
Pas këtij vendimi të Gjykatës, ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesve ligjor të PD-së, të cilët kanë thënë se vendimi nuk ka të bëjë me drejtimin e PD-së, por ishte një formalitet.
Sefa tha se megjithëse Gjykata pezulloi gjykimin e çështjes, PD do të drejtohet me statutin e miratuar në Kuvendin e 2 shtatorit.
Kthupi: “Partia vazhdon të funksionojë me të njëjtat ritme. Ne kërkonim që shqyrtimi të zhvillohej. Ne jemi të sigurtë se dokumentacioni që është prodhuar nga Kuvendi i 2 shtatorit është i rregullt. Kundërshtarët tanë kërkonin çdo gjë tjetër përveç shqyrtimit gjyqësor. Nuk jemi në kushtet e regjistrimit të kryetarit. Kërkesa është regjistrimi i ndryshimeve të Statutit të 2 shtatorit. Ne donim ta çonim këtë shqyrtim deri në fund.”
Sefa: “Në lidhje me organet legjitime të PD, keni vendimmarrje që e kanë ndarë çështjen e përfaqësimit të PD, që njeh kryetar zotin Lulzim Basha. Ke vendimin e KAS-it me të njëjtën vendimmarrje. Kjo është një çështje që në bazë të ligjit, ka një rregull që çdo ndryshim ligjor t’I paraqitet gjykatës. Ne iu drejtuam Gjykatës, por nëse palët e tjera nuk duhen të përballen me argumenta, është puna e tyre. Ne jemi gati të përballemi. Çdo vendimmarje e statutit të PD, është në fuqi për organizimin e brendshëm në PD. Vendimi i sotëm i Gjykatës nuk ndryshon asgjë në funksionimin e PD-së. Ne do të funksionojmë në bazë të Statutit të 2 shtatorit. Në regjistrin e partive politike regjistrohen vetëm ndryshimet. Ne nuk kemi asnjë problematikë në lidhje me vendimmarrjen.”
Por nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, të drejtuar nga Gazment Bardhi, është shprehur se ky ka qenë një vendim i drejtë.
Marash Logu: “Gjykata e Tiranës vendosi sot që ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, kundër vullnetit të demokratëve, do të vijojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës.”
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq