Berisha nuk shkon në SPAK, gazetari: Ja taktika që po përdor
Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berishës nuk i shkon të mos paraqitet në SPAK e të mos përballet me drejtësinë.
Sidoqoftë, sipas tij kjo mund të jetë një skemë që po përdor ish-kryeministri.
“Procedura kështu e ka, që nëse kthehet e refuzuar, SPAK çon kërkesën në Kuvend dhe drejt kësaj është. Zoti Berisha ndoshta po e përdor këtë gjë si taktikën e tij politike për të qenë ai i godituri dhe duke qenë ai i godituri ai grumbullon më shumë kuota sepse imagjinoni, vendos Gjykata arrest shtëpie për zotin Berisha. Atëherë kemi një situatë komplet tjetër nga kjo që është tani, që as nën akuzë, as masë sigurie, as diçka dhe ai është thjesht një person…e kuptoni që ka një problem me statusin e zotit Berisha dhe ai vetë është në ajër? Ndërkohë, nëse gjykata vendos me miratimin e parlamentit, një masë sigurie shtrënguese si arrest shtëpie apo diçka tjetër statusi i zotit Berisha është tjetër dhe ai e di që në politikën shqiptare një drejtues i opozitës me këtë status i rrit më shumë kuotat,” – u shpreh Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse