“Jemi të bashkuar në aksionin tonë”, Bardhi: Opozita e gatshme të ndërmarrë çdo akt

14 Nëntor 2023 | 14:00

Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai tha se opozita është e bashkuar në aksionin e saj, ndërsa theksoi se është detyra e çdo deputeti që të takohet me qytetarët.

Ai tha se fton të gjithë deputetët e opozitës që të bashkohen në qëllimin e tyr si opozitar, e madje tha se edhe Basha do të ishte i pranuar nëse u bashkohej, pasi sipas Bardhit ai e ka humbur rrugën.

“Opozita është e bashkuar në aksionin e saj në parlament por edhe në aksionin e saj jashtë parlamentit. çdo deputet e ka për detyrë të zhvillojë takime me qytetarët. Çështja e Belerit, nuk është kosto për Partinë Demokratike, por mendoj se ajo nuk ka përse të prishë marrëdhënien e fqinjësisë së mirë me shtetin fqinj Greqinë.

Qëndrimi im ndaj kësaj çështje është se kushdo që është në opozitë me Ramën, dhe i bëj thirrje kolegëve që t’i kthehen misionit opozitar. Edhe Basha është i mirëpritur. Përsa kohë e ka humbur rrugën…”-tha Gazment Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026