Gratë pushim gjatë ciklit menstrual? Aktivistja: Mund të çojë në diskriminim
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.
Aktivistja Edlira Çepani tha në një intervistë për Euronews Albania se nisma duhet përgëzuar si një ide dashamirëse ndaj grave dhe vajzave, ndërsa shtoi se kjo nismë nuk përjashton mundësinë që të bëhet diskriminuese ndaj grave në vendin e punës.
“Është një propozim që po bëhet në të gjithë Evropën, e ka nisur Spanja, Italia që s’e kaloi dot në ligj dhe në fakt në histori ka edhe vende të Azisë që e aplikojnë si një arsye të mjaftueshme për të munguar në punë. Në rastin konkret duhen pasur parasysh dy gjëra; e para duhet pasur shumë kujdes se mund të bëhet një formë diskriminimi për të mos marrë gra në punë, por burra dhe tregu i punës bëhet diskriminues. Nga ana tjetër, e përgëzoj si ide se është dashamirëse ndaj grave dhe vajzave për të marrë raport shëndetësor, pasi është diçka që nuk i kushton shumë buxhetit të kompanisë”, tha Çepani.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Vajzat mos t’u bien ne qafë djemve”, këshillat e 101-vjeçares për burrat dhe gratë
- Gratë në Islandë grevë për paga të barabarta me burrat, bashkohet edhe kryeministrja
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim