Në prag të ndeshjes kualifikuese, ditëlindja “ndez” atmosferën në Kombëtare (VIDEO)

16 Nëntor 2023 | 10:44

Djemtë e Kombëtares shqiptare të futbollit e kanë nisur ditën e sotme duke festuar ditëlindjen e Taulant Seferit.

Pasi fiku dritat e tortës, lojtari i Baniyas, i cili mbushi 27 vjeç, ka nisur të këndojë “himnin” e këtyre kualifikueseve.

Lojtari i Baniyas mbushi 27 vjeç dje, me stafin që i kishte përgatitur një surprizë sulmuesit. Pasi fiku dritat e tortës, anësori nga Kumanova nuk mund të mos këndonte “himnin” e këtyre kualifikueseve.

Seferi bashkë me grupin i kanë kushtuar edhe një këngë Ertrit Berishës, ku dëgjohet teksa thonë “Gjermania o mor vëllezër nuk është si përpara”.

Kujtojmë se ditën e sotme Kombëtarja do të niset drejt Moldavisë, aty ku do të luhet sfida për kualifikueset e grupit E për në Euro 2024. Mjafton vetëm një pikë që kuqezinjtë të kualifikohen.

Mes urimeve për ditëlindjen e Seferit, vetë lojtari kërkon që nesër të marrë nga grupi dhuratën më të shtrenjtë, atë të kualifikimit për herë të dytë në një turne si Europiani.

Federata Shqiptare e Futbollit:

🤩 E nisim ditën me festë, me atë që djemtë e Kombëtares i bënë Taulant Seferit me rastin e ditëlindjes!

🤔 Ah, po, Taulant Seferi kishte edhe një përshëndetje për Etrit Berishën 😃

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026