Zhdukja e Vis Martinajt, sa gisht ka Behar Bajri? Gazetari flet mbi hetimin
Behar Bajri ëshët ekstraduar sot nga Franca nën masa shumë të rrepta sigurie. 43-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht nga SPAK për operacionin “Metamorfoza” duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e të mërkurës, por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur tokën shqiptare.
Gazetari Igli Çelmeta tregoi në një intervistë për Euronews Albania se sipas SPAK Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vaun e Dejës në 2020 për llogari të Vis Martinajt.
“Dyshohet se Pëllumb Gjoka ka porositur Behar Bajrin për vrasjen e Kleanti Musabelliut dhe ky i fundit ka shkëmbyer objektivat me Vis Martinajn dhe Musabelliun do ta ekzekutonte ky i fundit, një vrasje që nuk është kryer. Të gjitha këto janë zbardhur nga zbërthimi i aplikacionit SKY. Do jetë një beteje e fortë e avokatëve mbrojtës dhe SPAK pasi janë vetëm komunikimet në aplikacionin Sky dhe nuk ka prova të tjera shkencore si shenja të gishtërinjve për të arrestuar persona të caktuar për një vrasje”, tregoi gazetari.
Ai tregoi se në vitin 2021 Behar Bajri ka treguar azil në Francë por është refuzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet