Alarmi i Zelenskyt për luftë në Ballkan, Kearns: Kemi përgjegjësi historike

17 Nëntor 2023 | 10:47

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, i cili paralajmëroi më herët se Rusia po planifikon një luftë të re në Ballkan.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Kearns krahas videos ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet të përkushtohemi në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo në Twitter (X).

Në korrik, Kearns paralajmëroi nga Parlamenti Britanik se në kishat ortodokse serbe në Kosovë ka armë të kontrabanduara nga Serbia. Në fund të shtatorit, një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Sveçanit, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku dhe ku u vranë edhe tre prej kriminelëve serbë. Gjatë aksionit pasues të Policisë, ata u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Kujtojmë se Zelensky tha të enjten se duhet një vëmendje më e shtuar në Ballkan, pasi sipas tij, ka informacione që Rusia po planifikon që ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026