Spahiu: Rama s’ka interes që çdo ish-kryeministër të shkoj në burg
Juristi kreshnik Spahiu tha këtë të premte në Euronews Albania se kryeministrit Rama nuk i intereson që një ish-kryeministër të shkoj në burg, qoftë ky Sali Berisha.
Spahiu tha se nuk mendon se pas procedimeve për Metën e Berishën qëndron Edi Rama, sipas tij pas SPAK-ut është SHBA-ja. Ai tha gjithashtu se Rama nuk mund të ketë një interes për vënien para drejtësisë të ish-kryeministrave, pasi në 25 vite politik edhe ai mund të ketë bërë gabimet e tij.
“Rama pa dyshim që është i pakënaqur nga SPAK-u, prokuroria speciale i ka marrë fytyrën partisë socialiste. Aq shumë e ka goditur qeverinë socialiste SPAK-u sa Rama është detyruara ta mbush me gra qeverinë dhe institucionet, sepse të gjithë burrat i kanë shkuar në burg, ose janë në kërkim.
Në thelbin e vet ai hiqet sikur është njeriu që ndërtoi drejtësinë e re, por kjo drejtësi e re i ka marrë fytyrën Partisë Socialiste. E dyta, unë nuk mendoj se Rama ka ndonjë vullnet shumë pozitiv që të procedohet Ilir Meta me Sali Berishën, sepse gjatë 33 viteve njerëz të cilët kanë qëndruar në dhjetëra pozicione pushteti nuk e mirëpresin hapjen e precedentëve të procedimit të zyrtarëve të lartë.
Se është e pamundur që në 25 vite të mos ketë gabuar, 1 apo 2 herë”,-tha Kreshnik Spahiu duke shtuar se një arsye pse është marrë masa “detyrim paraqitje”, është për të krijuar një precedentë për kryeministrat.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime