Lindita Nikolla në Panairin e Librit: Pjesëmarrje e lartë të rinjsh, lajm i mirë

17 Nëntor 2023 | 14:49

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vizituar këtë të premte Panairin e Librit në edicionin e 26 të tij. Ajo është shoqëruar në vizitat e saj nëpër stendat e panairit nga kryetari i Shoqatës së botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Enilda Miftari se si i është dukur ky panair. Nikolla tha se sipas botuesve, ky vit ka pasur një organizim më të mirë dhe një pjesëmarrje më të lartë nga lexuesit. Ajo gjithashtu zbuloi blerjet e bëra deri më tani në këtë panair.

“Botuesit flasin vetë, thonë se këtë vit ka pasur një organizim më të mirë dhe pjesëmarrja e lexuesve ka qenë më e lartë se vitet e kaluara. Ky është një lajm i mirë për ne për të gjithë ne, sepse kemi filluar të lexojmë. Të rinjtë e të rejat kanë filluar të lexojnë dhe besoj se kjo traditë e mirë do të reflektohet edhe në të ardhmen.

Me zotin Petrit folëm edhe për disa problematika që botuesit kanë, në mënyrë që tu japim mbështetjen e merituar. Unë në këtë panair, nuk kam bërë zgjedhje personale, u besova botuesve, ata më kanë propozuar titujt që duhet të lexoja dhe u besova”.

Librat që zonja Lindita Nikolla shtoi në bibliotekën e saj në këtë panair ishin: “Endur në tisin e kohës”,  Vedat Kokona; “Takimet e mia me 39 personazhe” nga Blendi Fevziu; “Dollia” nga Sherif Bundo; “Tri jetët e një qyteti” nga Dritan Ergo, “Komploti” nga Ben Blushi dhe librin e profesor Matteo Mandala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024