Publikohen formacionet zyrtare në ndeshjen Shqipëri-Moldavi

17 Nëntor 2023 | 17:12

Për herë të dytë në historinë e saj, Shqipëria ka shanset për t’u kualifikuar në një kampionat evropian.

Kuqezinjve u duhet vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e fundit për ta siguruar matematikisht biletën drejt Euro 2024. Përballja e radhës për ekipin që udhëhiqet nga trajneri Brazilian Sylvinho është ajo ndaj Moldavisë në Kishinau.

Teksa na ndan dhe rreth 1 orë nga nisja e ndeshjes janë publikuar dhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

FORMACIONET ZYRTARE

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.

Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.

Trajner: Silvinjo

Shqipëria ka zhvilluar 6 përballje deri më tani, ku numëron 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Disfata e vetme është ajo ndaj Polonisë në nisje të këtij rrugëtimi.

Grupi E udhëhiqet pikërisht prej tyre me 13 pikë, më pas vjen Çekia me 11, Polonia 10, Moldavia 9 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026