Atmosferë fantastike në Moldavi! Gazetari raporton live nga Kishinau para ndeshjes

17 Nëntor 2023 | 17:52

Për herë të dytë në historinë e saj, Shqipëria ka shanset për t’u kualifikuar në një kampionat evropian.

Kuqezinjve u duhet vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e fundit për ta siguruar matematikisht biletën drejt Euro 2024. Përballja e radhës për ekipin që udhëhiqet nga trajneri Brazilian Sylvinho është ajo ndaj Moldavisë në Kishinau.

Gazetari Ervin Baku solli atmosferën e zjarrtë të tifozëve kuq e zi nga stadiumi në Moldavi, ku siç tha 800 tifozët shqiptarë kanë hyrë gati 2 orë para nisjen së ndeshjes.

“Atmosfera është fantastike, tifozët shqiptarë kanë zënë vend pas porte, jam i sigurt se këta 800 tifozë shqiptarë do bëjnë më shumë se tifozët moldavë. Kanë filluar koret shqiptare në mbështetje të kombëtares. Nga 800 tifozë, 400 janë nga tifozët kuqezi që kanë ardhur në stadium që në orën 4:30”, tha Baku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026