“Hetimi për Beqajn nuk është mbyllur”, ish-prokurorja: Gjithçka mund të ndryshojë

18 Nëntor 2023 | 20:26

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tha në emisioni Review në Euronews Albania se procesi i hetimit për ish-ministrin nuk ka përfunduar, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të kemi një shtrëngim të masës së sigurisë.

“Jemi përballë faktit që Beqaj është ende një person i dyshuar, nuk kemi të bëjmë me një akuzë të konkluduar dhe përfundim hetimesh, Për aq kohë që nuk është mbyllur hetimi, mund të ketë edhe akuza të tjera dhe masa të tjera sigurimi. Hetimi vazhdon dhe nuk e dimë akuzën përfundimtare. Nuk mendoj që do ketë lehtësim për Beqajn. Prokuroria duhet të ketë pasur arsye për masën e sigurisë, siç është pretendimi shëndetësor, nëse i referohemi fakti që për shpërdorim detyre kemi në burg ish-zyrtarë të tjerë si Dako”, tha Imeraj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026