“S’ka korrupsion te Sterilizimi”, avokati: SPAK luftë frontale, heton çdo kallëzim
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Avokati Gentian Rumano tha në emisionin Review në Euronews Albania se koncesioni i sterilizimit jo vetëm që nuk ka korrupsion, por është një procedurë e kryer konform të gjitha standardet e ligjit dhe një sukses për shëndetësinë.
Sipas tij, hetimi i këtij koncesioni vjen për faktin se SPAK i ka hapur luftë frontale korrupsionit dhe heton çdo kallëzim kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash publike.
“Dyshimet të çojnë drejt akuzës për korrupsion, ndërkohë për një pjesë që e njeh dosjen jo vetëm që korrupsion nuk ka, por që bëhet fjalë për një procedurë që ka qenë tërësisht e domosdoshme, që është realizuar konform të gjitha standardeve të ligjit, një procedurë e nevojshëm që ka rezultuar shumë e suksesshme për shëndetësinë. Ky hetim vjen nisur nga mënyra si po operohet nga SPAK këto dy vite e fundit; SPAK ka hapur një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe për çdo kallëzim që paraqitet i nënshtrohen një hetimi të detajuar deri në zbardhjen e tyre. Koha do ta tregojë se prokuroria ende po heton, është në hapat e dytë, për të çuar drejt zgjidhjes këtë çështje por ka edhe hapa të tjerë. Unë mendoj në cilësinë e avokatit, dosjen s’e shohim dot me detaje, kemi lexuar vetëm 2 vendime të gjykatës”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut