Sterilizimi, Shabani: Të kthehen paratë që janë bërë vila ose janë fshehur
Temë e emisionit “Review” në Euronews Albania këtë të shtunë ishte masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” e dhënë nga GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
I ftuar në studio, kallëzuesi Endri Shabani tha se korrupsioni i bërë në çështjen e sterilizimit është bërë me urdhër nga lartë-poshtë dhe jo anasjelltas. Ai theksoi se ministri Beqaj nuk mund të amnistohet dhe të lihet jashtë përgjegjësive penale.
Sipas tij që drejtësia të vihet në vend duhet të sekuestrohen paratë ose pasuria e vënë nga zyrtarët përmes këtij koncesioni abuzues.
“Unë mendoj që kjo është një skemë që nuk është bërë kurrësesi nga poshtë lartë, është bërë nga lart poshtë. Duke menduar që është bërë nga lart poshtë, përgjegjësia vjen gjithahstu nga lartë poshtë. Deri sot të gjithë të tjerët ishin me masa sigurie dhe vetëm ministri nuk isjte me masë, por siç e tha dhe zonja Imeraj hetimi po vazhdon dhe nuk është mbyllur dhe akuzat mund të shtohen.
Për mua si qytetar nuk ka rëndësi sa kohë burg bëjnë këta. Për mua si qytetar ka rëndësi që paratë që janë vjedhur të kthehen mbrapsht. Të ndërpritet vjedhja që i bëhet qytetarëve dhe të konfiskohet pasuria. Me ato para mund të jenë bërë vila, mund të jenë fshehur te tubi i sobës dhe këtu bëhet drejtësia”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës