Qafoku: Qëndrimi që mban Beqja i drejtë, Berisha të bëjë të njëjtën gjë
Gazetari Roland Qafoku itha këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania se qëndrimi që ka mbajtur ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, në përballjen me SPAK është një qëndrim shumë korrekt.
Qafoku tha se çdo politikan do duhet të mbante një qendrim të tillë në përballjen me SPAK, pasi apelimi dhe mos paraqitja përballë organit të akuzës, nuk janë sjellje që e nderojnë një politikan.
“Kur ilir Beqja thotë unë do jap dorëheqjen, përballem me drejtësinë dhe nuk bëj apelim, ky është standardi më i mirë që duhet të bëjë çdo politikan nëse e thërret SPAK-u dhe ka probleme me drejtësinë. çështje që janë me drejtësinë dhe thonë unë nuk shkoj në SPAK, janë pirueta që një politikan nuk e nderojnë.
Qendrimi i Ilir Beqajt, pavarësisht se çfarë mund të ketë akuza, unë e përshëndes qëndrimin që ai ka mbajtur dje duke u dorëzuar në SPAK, duke u vënë përballë drejtësisë duke respektuar vendimin.
Ai ka mbajtur një qëndrim korrekt të një politikani shumë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ai është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës”,-tha Roland Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West