“10 gramë nder”, Dokle flet për librin e ri: U frymëzova nga një histori reale
Namik Dokle ka nxjerrë në treg librin e tij më të ri të titulluar “10 gramë nder”, një libër i cili siç tregoi vetë autori ka mbaruar dhe s’ka ngelur më asnjë kopje e tij pa u shitur.
Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania ai tha se për 3-4 muaj shkroi vetëm një faqe, ndërsa më pas mori frymëzimin.
“Ky libër ka shkuar mirë, krahasimisht me 5 romanet e tjerë ka shkuar më mirë se të tjerët. Vetëm romani i parë dhe i fundit kanë pasur këtë bum të menjëhershëm në panair sepse dje pa mbaruar ende panairi, lexues të ndryshëm, qoftë të njohur, qoftë të panjohur më merrnin në telefon dhe më thoshin se libri në panair kishte mbaruar dhe donin të dinin ku ta gjenin,” – u shpreh Dokle.
Titulli i librit është një metaforë. Libri nuk është në kontekstin që njerëzit shesin nderin, por për njerëzit e pandershëm që kërkojnë të blejnë nder. Ka një shtysë reale për personazhin kryesor.
Dokle ka marrë spunton nga një ngjarje reale.
“Dikujt që unë njoh, kur ishte 10-11 vjeç, i ndodhi një gjë e tillë, një njeri i familjes u përjashtua nga partia pasi nuk kishte pranuar t’i kërkonte faljen një zyrtari të lartë. Ai i jep lekë nipit 10 vjeç dhe i thotë ‘shko derë më derë dhe bli nder’, nipi kthehet dhe i thotë që nuk bleu dot nder. Nga kjo ngjarje kam marrë spunto,” – tregoi Dokle.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë