“Ka më shumë gardistë se deputetë”- Përplasje në parlament, Dogjani publikon videon

20 Nëntor 2023 | 09:35

Seanca plenare e kësaj të hëne ku do diskutohet projektbuxheti për vitin 2024 ka nisur me përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës.

Garda ka shtuar numrin e efektivëve në ambientet e Kuvendit për të siguruar mbarëvajtjen e seancës plenare.

Ka qenë deputeti I PD Asllan Dogjani i cili përmes një video-live nga brenda ambienteve të Kuvendit tregoi dhe situatën aty, në prag të nisjes së seancës plenare.

Dogjani tha se në ambientet e parlamentit ka më shumë gardistë se sa deputetë dhe shtoi se ata ndalohen të shkojnë në ambientet e tualeteve dhe kafes.

“Këta janë me urdhër. Urdhëroni çfarë bëjnë me deputetët e opozitës. Shikoni, na ndalojnë të shkojmë dhe në tualet, për të shkuar te kafja.

Pse e bllokoni rrugën këtu o zotërinj. Shikoni çfarë bëhet me parlamentin më shumë gardist se deputetë. Shiheni, çfarë ndodh me parlamentin shqiptar”, thotë në video deputeti i PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026