“Nuk pësuam asnjë gol në shtëpi”, Silvinjo ngre në këmbë stadiumin “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare e futbollit shënoi një kalim historik për në kampionatin historik që pritet të mbahet në Gjermani.
Edhe pse barazoi në ndeshjen e fundin përballë një ekipi modest si Ishujt Faroe, kuqezinjtë arritën të mbanin kreun e grupit. Një numër i madh makinash veshur me flamur kuqezi pushtuan rrugët, ku me brohori e bori makinash qytetarët festuan suksesin historik.
Në Air Albania është organizuar një festë e madhe me rastin e kualifikimit të Kombëtares kuq e zi në Evropian me fishekzjarre dhe fjalime të trajnerit Silvinjo dhe lojtarëve të Kombëtares.
Në fjalën e tij përshëndetëse para mijëra tifozëve, Silvinjo falënderoi skuadrën, FSHF dhe tifozët, falë të cilëve siç tha Shqipëria është skuadra me mbrojtjen më të mirë dhe sulmin më të mirë që nuk ka pësuar asnjë gol në shtëpi.
“Një falënderim për të gjithë stafin, shumë orë së bashku, kanë qenë orë të lodhshme të vështira. Përfitoj për të falënderuar Federatën dhe presidentin Duka, i falenderoj nga zemra për çdo ditë që kemi punuar. Po e mbyll me tifozët; nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, kemi qenë në mbrojtjen më të mirë dhe sulmin më të mirë”, tha Silvinjo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar