Deklarata e gazetarit: Te “Metamorfoza” ka emra ministrash dhe deputetësh aktual
Gazetari Basir Çollaku ishte këtë të martë në Euronews Albania ku folur për dosjen metamorfoza. Ai tha se në dosjen “Metamorfoza” ka emra deputetësh dhe ministrash të përfshirë të cilët sipas tij kanë bashkëpunuar me njerëzit e krimit të organizuar të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai tha se SPAK duhet të hetojë lidhjet e njerëzve të pushtetit me ata të drogës, pasi sipas tij, paratë e pastruara të këtyre të fundit,” nuk dalin nga lavatriçja”, por kryesisht nga ndërtime e investime të tjera për të cilët duhet një bashkëpunim me njerëzit e pushtetshëm.
Metamorfoza nuk na ka premtuar gjë. Ky lloj hulumtimi i prokurorisë ka nga 2016-2021, lka gati 6 vite. Aty ka emra deputetësh, ministrash. Aty ka emra ministrash aktual, deputetësh aktual, ka emra gjyqtarësh të të gjitha niveleve, nga gjykata kushtetuese, KPGJ, KPL, KPA, ka emra plot aty.
Kjo nuk zhduket, por këta njerëz me kë komunikojnë? Merrni ata burrat dhe gratë e heroinës dhe kokainës, ku ikin paratë e tyre? Ku bëhet pastrimi i parave, në lavatriçe apo në lanë. Shkon në ndërtime, në investime resortesh, investitor strategjikë e të tjera. Po ka një gjë nga SPAK që nuk e kuptoj. Ata kanë dijeni për gjyqtarë , prokurorë që janë pjesë e këtij investigimi. Atyre do u shkojnë dosjet më vonë, por si do i dënojnë ata kolegët e tyre?”-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Dosja Metamorfoza, maja e ajsbergut për lidhjet e qeverisë me krimin
- Nga “Metamorfoza”, te sterilizimi e McGonigal, Dumani flet për çështjet e bujshme
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë