“Barometri” rikthehet në Euronews, sondazhet që tregojnë mendimin e qytetarëve
“Barometri” rikthehet sërish edhe për këtë sezon në Euronews Albania. Pas parashikimeve ekzakte të zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe lokale, “Barometri” në Euronews Albania në bashkëpunim DataCentrum dhe me kompaninë prestigjioze MRB, vjen sërish përmes zërit të qytetarëve për të treguar më qartë realitetin.
Emisioni me besueshmërinë më të lartë do të sjellë përmes sondazheve, temat më të rëndësishme të aktualitetit politik dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me qytetarët dhe fenomene të shoqërisë tonë.
Çfarë mendojnë shqiptarët për institucionet e reja të drejtësisë?
Çfarë vlerësimi kanë për punën e SPAK?
Çfarë gjykimesh kanë për deklaratat politike mbi Prokurorinë e Posaçme?
Besueshmëria tek institucionet e reja të drejtësisë! Ky do të jetë sondazhi i parë për këtë sezon të emisionit “Barometri”.
Çdo të premte, në ekranin e Euronews Albania në orën 20:00, “Barometri” do të zhvillohet nën drejtimin e Jonida Shehut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon