“Mbret është paraja”- Vangjeli debaton me Kokën: S’ka masë lehtësuese për Malltezin
Analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetari Bledian Koka kanë pasur këndvështrime të ndryshme lidhur me vendimin e “Apelit” të GJKKO-së për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Koka tha se për Malltezin nuk ka pasur masë lehtësuese, pasi sipas ligjit, nuk ka ndryshim mes “arrestit me burg” dhe “arrestit shtëpiak”.
Nga ana tjetër Vangjeli e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se të dyja janë kufizim i lirisë, por nuk do të thotë se është e njëjta gjë.
Vangjeli shtoi gjithashtu se në kapitalizëm ‘mbret’ është paraja dhe sipas tij, ka shumë mënyra të tjera për t’u ndëshkuar, përveç burgut.
Ai shtoi gjithashtu se askush nuk mund të dënohet vetëm me dyshime, pa pasur vendim gjykate dhe prova të forta.
Pjesë nga diskutimet në studio:
Bangjeli: Në qendër të sistemit të ri është individi. Ka pafundësisht mjete dhe mënyra për ta bërë diçka të tillë. Në kapitalizëm mbret është paraja. Perëndi është paraja Garanci pasurore është një mënyrë. Pse do të duhej të mbipopullonim burgjet, të shkatërronim jetë njerëzore, të mbipopullonim burgjet. Është e pamjaftueshme kur thua që kam dyshim të arsyeshëm dhe ti duhet të jesh në burg, kur e kërkon prokurori dhe e vendos gjykatësi.
Koka: Unë mendoj se masa është e njëjta siç ka qenë, pasi arresti shtëpiak llogaritet i njëjtë me atë me burg. S’ka masë lehtësuese. Ne po flasim për korrigjimin e një vendimi që në vetvete është në shkelje të kodit të procedurës penale. Nuk është çështje shkalle. Thjesht fakti që nuk është në burg por në shtëpi, për ligjin është e njëjta gjë.
Vangjeli: Është kufizim i lirisë, por nuk është e njëjta gjë mo.
Koka: Ligjin po citoj mo.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid