“Do plasë luftë nëse hapen mesazhet e SKY”, Abilekaj tregon çfarë ka në dorë SPAK

21 Nëntor 2023 | 23:00

Analisti Enton Abilekaj ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur për përgjimet e SKY. Sipas tij, nëse hapen mesazhet e SKY, në Shqipëri mund  të niste vetëgjyqësia.

Megjithatë ai tha se SPAK deri më tani kanë bërë një punë të mirë, pasi ëhstë shumë e vështirë që pqrgjimet e SPAK të kthehen në prova e procese penale për goditjen e grupeve kriminale.

“Ka shqiptarë që janë marrë në pyetje në Bruksel për SKY , për veprimtarinë e bandave atje. Ata nuk e marrin si provë menjëherë. SPAK sigurisht që e ka shumë të vështirë që përgjimet t’i shndërrojë në një proces. Se duhet të ketë prova.

E dyta këto janë si dosjet e sigurimit të shtetit. Ato po u hapën, plas lufta. Se mund të merren ato të hidhen në treg, po këtu plas luftë. Vetëm me dosjen e Dumanit, nisi vetëgjyqësia. Unë mendoj se puna e bërë nga SPAK deri më tani është një punë e mirë, ata po futen thellë në krimin e organizuar”,-tha Abilekaj duke e konsideruar shumë të rëndësishëm operacionin e Metamorfozës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026