28-29 nëntori festohet jashtë vendit, operatorja turistike: 600 euro një fundjavë

22 Nëntor 2023 | 16:40

28-29 nëntori megjithëse janë ditë feste për shqiptarët, këta të fundit zgjedhin që këtë ditë (të pavarësisë), ta festojnë jashtë vendit.

Operatorja turistike Fjorida Zani është shprehur se shqiptarët e festojnë këtë ditë kryesisht në vendet e rajonit, por sipas saj, edhe shtetet europiane nuk mbeten pas.

“Tradicionalisht i festojnë jashtë festat e nëntorit. Jashtë Shqipërisë, në rajon, por edhe Europa nuk mbetet pas. Kryesisht Roma, Firence, Budapest, Amsterdam. Dhe kërkesat për rajonin nuk ngelen pas, pasi janë më të aksesueshme dhe kohëzgjatja e udhëtimit është më e afërt, mund të ikin me makinat e tyre ose turet e organizuara”, është shprehur Zani.

Pran ndonëse janë festa kombëtare, qytetarët shqiptarë, nuk kursehen për të vizituar vendet e tyre të preferuara, jashtë Shqipërisë. Paketat që ofrojnë operatorët turistikë variojnë në ofertë, duke nisur nga lloji i transportit, ditët e qëndrimit dhe lehtësitë e përfshira në paketë, që kryesisht konsistojnë në dhomën e hotelit dhe mëngjeset.

“Fillojnë nga 300 deri në 500-600 euro, varet nga shërbimet që ofrojnë dhe sa yje janë. Duke qenë se kanë disa ditë pushim, duan t’i shfrytëzojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk festojnë për atdhetarizëm.

Sa i takon rezervimeve për qytetet në Shqipëri, operatorët turistikë thonë se janë në minimalen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026