Begaj në Samitin e Diasporës: Te arbëreshët shikojmë veten në pasqyrën e historisë

22 Nëntor 2023 | 16:58

Presidenti Bajram Begaj ishte këtë të mërkurë i pranishëm në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria është me fat të ketë një komunitet të tillë unik siç janë arbëreshët e vendosur në Itali.

Ai tha se arbëreshët ndër shekuj kanë dhënë shembullin më të mirë të integrimit dhe zhvillimit të një marrëdhënie organike mes Shqipërisë dhe Italisë dhe kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm për të dy vendet.

“Është mbresëlënëse dhe unikale çdo element që reflekton dashurinë për atdheun, te arbëreshët ne shikojmë veten në pasqyrën e historisë. Ata përbëjnë një thesar të paçmuar për të mësuar jo vetëm se kush ishim, por edhe për të kuptuar se kush jemi.

Eksodi i tyre ishte dramatik, por historia e tyre është një histori suksesi. Ata janë shembull i integrimit dhe i zhvillimit të një marrëdhënie organike midis dy popujve fqinjë, shqiptarë me origjinë dhe tashmë italianë, arbëreshët ruajtën me krenari traditat dhe gjuhën e të parëve. Ata ndërtuan gjithashtu institucione ku u shkolluan dhe u diplomuan personalitete të rilindjes shqiptare dhe personalitete të rëndësishëm për Italinë”,-tha Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026