Realiteti arbëreshë/ Lorik Cana zbulon dokumentarin që do bashkojë gjithë shqiptarët
Dita arbëreshe dhe Samiti i Disporës kanë bërë bashkë në një projekt shumë të bukur ish- kapitenin e kombëtares Lorik Canën, gazetarin Arbër Agalliu dhe operatorit Alessandro (Lishëndër) Ferrantelli.
Ata kanë përgatitur së bashku një dokumentar për arbëreshët, me qëllimin siç shprehen ata për të bërë sa më të njohur kulturën e këtyre njerëzve që kanë mbajtur të gjallë gjuhën shqipe prej qindra vitesh pas vendosjes së tyre në Itali.
Të ftuar në Euronews Albania ata kanë folur më shumë rreth këtij projekti.
“Kam krijuar njohje të reja, miq të rinj gjatë këtij rrugëtimi. Kam njohur njerëz që pas 550 viteve kanë ruajtur gjuhën tonë. Besoj se ka shumë njerëz të cilët mund të bëjnë shumë e kemi ne në dorë që të bashkohet kjo pjesë që është shkëputur.
Detyra jonë ishte që t’u prezantonim njerëzve se si ëhstë ky realitet dhe se përse janë të rëndësishëm arbëreshët. u takon historianëve të tregojnë se përse kanë qenë arbëreshët e rëndësishëm në momentet kyçe të Rilindjes sonë dhe më e rëndësishmja është të njohim që kemi me qindra mijëra njerëz të gjakut tonë në këtëpjesë të Italisë. Ne jemi më të fortë si kulturë, si lobim, më të fortë si ekonomi, ne besojmë se me këtë dokumentar thjesht po i prezantojmë, pasi bashkë jemi më të fortë”,-tha Lorik Cana për Euroneës Albania.
“Jo vetëm jemi më shumë, por jemi edhe më të fortë. Arberëshët kanë nevojë për mbështetjen tonë. Sot ishte një numër i konsiderueshëm në Tiranë dhe e kam ndier veten sikur të isha në Arbëri. Mendoj se ka arritur momen ti që kjo urë të jetë sa më e “trafikuar”,-tha Arbër Agalliu,
Ne ndërmorrëm një rrugëtim për të zbuluar arbëreshët, por në të njëjtën kohë zbuluam dhe rrënjët toina, zbuluam një pjesë të historisë sonë. dokumentari ëhstë vlogu i parë për mediat shqiptare në gjuhën arbëreshë, Kjo ka bërë të mundur rrëzimin e barrierave gjuhësore duke krijuar një ambient shumë informal, shumë natyral”,-tha gazetari, ndërsa shtoi se prania e operatorit Lishëndër ishte shumë thelbësore.
“Për mua ishte magjike. Bashkëpunimi për këtë projekt ishte shumë i rëndësishëm, unë jetoj në Piani dei Albanesi ku flitet shqip, e të bënim këtë dokumentar ishte një shërbesë shumë e madhe”,-tha Lishëndër Ferrantelli.
Ky dokumentar do të dalë në fillim të vitit 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)