Dita Arbëreshe/ Hasani: Mirënjohje atyre që promovojnë zhvillimin kulturor
Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka folur këtë të mërkurë në seancën e mbajtur me rastin e ditës Arbëreshë në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohet Samiti i Diasporës.
Ai tha se kjo ditë, është një moment domethënës për marrëdhëniet e shtetit shqiptar me komunitetet arbëreshë, ndërsa i shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonomik si dhe turizmin në Arbërinë e Italisë.
Gjithashtu ministri Hasani shtoi se shteti shqiptar i është mirënjohës shtetit italian për vëmendjen e shtuar ndaj komuniteteve arbëreshe.
“Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe. Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve. Jemi me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali. U shpreh mirënjohje atyre që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonominë dhe turizmin e Arbërisë italiane.
Ne jemi me ju dhe duam të punojmë bashkë me ju drejt këtij qëllimi. Dita Arbëreshe, ftesë për të eksploruar bashkarish mënyrat sesi mund të bëjmë më shumë në çdo fushë. Të punojmë me ide e projekte të qarta, për të ruajtur këtë thesar me të cilën krenohen shqiptarët. Shteti Shqiptar ka sot mundësi reale t’ju mbështesë me forma e mënyra konkrete. Mirënjohje Italisë, për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj komuniteteve arbëreshe”,-tha ministri Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane