Nga qëndresa te kontestimet në gjykatë, Baçi “zbulon” vijimin e aksionit opozitar

22 Nëntor 2023 | 22:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se mbledhja e komisioneve parlamentare online është e paligjshme.

Komentet Baçi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se mënyra e mbledhjes së Komisioneve Parlamentare duhet të kontestohet në gjykatë.

Ai shtoi gjithashtu se situate kishte shkuar në “pikën e ngopjes” dhe opozita kishte 2 opsione, ose të largohej nga Kuvendi, ose të qëndronte.

Baçi tha se qëndresa e opozitës, e cila sipas tij deri më tani ka sjëllë vetëm sukses, do të vijojë me gjithë forcën.

“Nuk ka asnjë faj opozita në këtë drejtim, kishte vajtur në pikën e ngopjes dhe kishte vetëm dy opsione, ose largimin, ose qëndresën. Largimi nuk është opsion, kështu që mbetet qëndresa. Do të qëndrojmë fort. Është sukses i plotë. Maxhoranca ka bërë paligjshmëri.

Të gjitha mbledhjet e Komisioneve parlamentare janë të paligjshme. Online Komisionet bëhen vetëm në pandemi, gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme. Do të kontestohen dhe duhen çuar në gjykatë për paligjshmëri. Suksesi i opozitës dhe dështim i maxhorancës. Kalimi i buxhetit për katër minuta e gjysmë do të mbahet mend gjatë”, është shprehur Baçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026